“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

Nga Shpëtim Luku Kanë qenë të paktë personat që më kanë impresionuar me statusin e tyre intelektual. Ose, më saktë e më qartë, kanë qenë të paktë ata që e kanë merituar këtë status në gjykimin tim. Sepse përfytyrimi dhe përcaktimi im për intelektualin përmbledh standarde të larta dhe të panegociueshme. Një intelektual nuk është ai që llomotit pa pikë e presje, as grafomani që shkruan pa pushim, duke besuar se sasia e fjalëve është tregues i thellësisë së mendimit. Intelektual nuk është as dikush thjesht sepse ka arsimimin e duhur, mban një titull shkencor apo ka botuar disa libra. Këto mund të jenë mjete që e ndihmojnë të bëhet intelektual, por nuk janë garanci se është i tillë. Të jesh intelektual do të thotë...