Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)
57-vjeçari Ndue Ndikaj është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në kultivimin e 78 bimëve narkotike Cannabis Sativa dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve kanabis. Ai u identifikua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”, ndërsa lënda narkotike dhe bimët u zbuluan në muajin tetor në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal. Njoftimi i Policisë: “Finalizohet operacioni i koduar “Vila”, si rezultat i disa muajve hetime me metoda proaktive për dokumentimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. I dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë Cannabis Sativa dhe 78 bimëve Cannabis Sativa, identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga 57-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë...
Burimi:
javanews.al