Parashikimi i motit/ Temperaturat e larta nuk largohen as sot, por në zonat malore do ketë reshje shiu
Vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme (11 shtator). Sipas parashikimit të motit, dita do të nisë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa gjatë orëve të mesditës vranësirat do të zhvillohen më tej. Në relievet malore të lindjes dhe juglindjes së vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në formën e episodeve lokale. Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga jugut, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era pritet të forcohet përkohësisht, duke arritur deri në 10 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke ruajtur kushte përgjithësisht të qeta për lundrimin.
Burimi:
javanews.al