Parashikimi i motit/ I kthjellët dhe me temperatura të ulëta, në zonat malore priten reshje shiu e bore!

Parashikimi i motit/ I kthjellët dhe me temperatura të ulëta, në zonat malore priten reshje shiu e bore!

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në lindje të cilat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët. Era parashikohet të fryjë me drejtim veri– veri lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.