Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj shënon & asiston, Asllani debuton me eurogol, Muçi, Seferi, Shpendi e Pllana gjejnë rrugën e rrjetës
Një tjetër javë pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet ndërkombëtare, me disa prej legjionarëve që u shndërruan në protagonistë me golat dhe paraqitjet e tyre. Rey Manaj, Kristjan Asllani, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Cristian Shpendi dhe Bujar Pllana gjetën rrugën e rrjetës, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrat e tyre. Në Turqi, Rey Manaj ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 të Sivassporit në transfertën ndaj Antalyasporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha asistin për golin e avantazhit në minutën e 20-të, ndërsa në pjesën e dytë gjeti edhe vetë rrugën e rrjetës, duke realizuar golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 61-të. Një paraqitje shumë e mirë e Manajt, i cili kontribuoi drejtpërdrejt në të dy golat e Sivassporit....
Burimi:
sportekspres.com