Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

NATO është një aleancë mbrojtëse dhe Rusia duhet të ndalojë kërcënimet bërthamore, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, në përgjigje të paralajmërimeve bërthamore të Rusisë drejtuar NATO-s në lidhje me enklavën e Kaliningradit. “Mendoj se mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë është të kemi pak qetësi këtu në anën e NATO-s. Mund të lejojmë pak qetësi, por edhe të sigurohemi që të vazhdojmë me atë që po bëjmë”, tha Rutte. Rusia paralajmëroi NATO-n për stërvitjet rreth Kaliningradit me pretendimin se synon simulimin e izolimit të enklavës. Përmes ambasadës së saj në Belgjikë, Moska i dërgoi një letër NATO-s ku thotë se zhvillime të tilla “rrisin ndjeshëm rreziqet e një konfrontimi të drejtpërdrejtë të armatosur”. Në deklaratën e ambasadës...