Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Ndërsa Europa dhe bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria bën të kundërtën. Deri më sot, makinat elektrike në Shqipëri promovoheshin si të përjashtuara nga detyrimet, por me formulën e re ato do të përballen me një taksë fikse vjetore prej 15,000 lekësh (dhe 1,000 lekë për motomjetet elektrike). Askush nga Qeveria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë masë, që shkon kundër me trendin botëror. Makinat elektrike subvencionohen, stimulohen dhe mbështeten financiarisht në shumë vende të Europës dhe të botës. Kjo bëhet sepse qeveritë synojnë të ulin ndotjen, të pakësojnë varësinë nga nafta dhe të përshpejtojnë kalimin drejt transportit me emetime të ulëta. Si subvencionohen makinat elektrike në botë: 1. Subvencion i drejtpërdrejtë për blerjen Shteti i jep blerësit një shumë parash ose ia...
Burimi:
argjiroja.net