Pär Lagerkvist, shkrimtari suedez që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi

Pär Lagerkvist, shkrimtari suedez që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi

11 November, 2026 - 19:31 Më 11 korrik të vitit 1974, ka vdekur shkrimtari dhe poeti suedez Pär Fabian Lagerkvist, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1951. Lagerkvist u lind më 23 maj 1891 në Växjö të Suedisë. Ai studioi historinë e artit dhe letërsinë në Universitetin e Uppsalas, ndërsa më vonë qëndroi në Paris, ku u ndikua nga kubizmi dhe ekspresionizmi. Në krijimtarinë e tij trajtoi kryesisht konfliktin mes së mirës dhe së keqes, duke përdorur shpesh motive dhe figura nga tradita biblike. Ndër veprat më të njohura të tij janë romani “Barabbas”, botuar më 1950, dhe “Xhuxhi” (Dvärgen), i botuar më 1944. Romani “Barabbas”, i bazuar në një rrëfim biblik, u vlerësua si një nga veprat më të rëndësishme të autorit...