PAQJA E TRUMP NE GAZA, NJE SPEKTAKEL TURPI-MACRON
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se ka siguruar paqen në Gaza, duke argumentuar se situata në terren mbetet larg normalizimit dhe se aksesi humanitar në enklavë nuk është rikthyer. Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Macron kritikoi mënyrën se si Trump e ka paraqitur planin e tij të paqes në Gaza si një sukses diplomatik. Sipas presidentit francez, nuk mund të flitet për një paqe të qëndrueshme për sa kohë që ndihma humanitare nuk mund të hyjë në mënyrë të rregullt në territor. “Disa mburren me një paqe të supozuar. Por kjo paqe nuk e ka rihapur aksesin humanitar për asnjë sekondë”, deklaroi Macron, duke shtuar se bota nuk mund të qëndrojë pasive përballë...
Burimi:
ntv.al