Paqja dhe dialogu në fokus, Fatmir Hysenbelliu në tryezën ndërkombëtare të “Project Legacy” në New York
Në New York u zhvillua Tryeza e Rrumbullakët Presidenciale dhe mbrëmja gala e organizuar nga “Project Legacy”, në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Aktiviteti bëri bashkë liderë ndërkombëtarë, diplomatë, përfaqësues të botës së biznesit dhe figura të njohura të shoqërisë civile. Mes të ftuarve ishte edhe Zv. Presidenti i Hysenbelliu Group, Fatmir Hysenbelliu, i cili gjatë fjalës së tij e vendosi paqen, dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në qendër të diskutimit. Hysenbelliu theksoi se ndërtimi i një paqeje të qëndrueshme nis nga brenda shoqërive, përmes liderëve që janë të gatshëm të dëgjojnë qytetarët, të ndërtojnë ura komunikimi dhe të respektojnë zërin e tyre. “Kjo paqe duhet të burojë pikësëpari nga liderë që gjejnë gjuhën, respektojnë dhe dëgjojnë popullin...
Burimi:
kohajone.com