Papa Leoni XIV: Vetëm Zoti e shuan etjen e njeriut për lumturi, rrezatoni dashurinë e Krishtit

Papa Leoni XIV: Vetëm Zoti e shuan etjen e njeriut për lumturi, rrezatoni dashurinë e Krishtit

Nga madhështorja Place de la Concorde, një nga sheshet më të mëdha të Parisit, fjalët e Leoni XIV gjatë Meshës solemne kushtuar Virgjërës Mari, e cila na tregon Jezusin, Burimit të Shpëtimit, u ngritën si një përqafim atërore dhe plot dashuri. Mesha u kremtua pasditen e sotme, më 26 shtator, në ditën e dytë të vizitës apostolike në Francë. Në podiumin e vendosur përballë Avenue des Champs-Élysées, me riprodhimin e trëndafilit jugor të Katedrales Notre-Dame si sfond pas altarit, spikasnin një Kryq i madh i artë, i varur më shumë se katër metra lartësi, dhe në të djathtë statuja e argjendtë e Virgjërës Mari me Krishtin Fëmijë, dhuratë e Karlit X në vitin 1826, e cila përdoret çdo vit në procesionin e 15 gushtit në...