Papa Leone XIV rikthehet mes besimtarëve pas operacionit: Faleminderit për lutjet tuaja

Papa Leone XIV rikthehet mes besimtarëve pas operacionit: Faleminderit për lutjet tuaja

Pavarësisht shiut dhe motit të keq në Romë, rreth 30 mijë besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për të mirëpritur Papa Leone XIV, i cili drejtoi audiencën e tij të parë të përgjithshme pas ndërhyrjes kirurgjikale në mushkëri. Ati i Shenjtë falënderoi besimtarët për lutjet dhe mbështetjen, ndërsa njoftoi rikthimin gradual në angazhimet e tij. I buzëqeshur dhe në gjendje të mirë, Papa Leone XIV u rikthye në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke përshkuar sheshin me papamobilin e bardhë dhe duke përshëndetur pelegrinët e mbledhur për ta pritur. Sipas të dhënave të publikuara nga zyra e shtypit e Vatikanit, në audiencën e përgjithshme morën pjesë rreth 30 mijë besimtarë, mes të cilëve kardinalë dhe peshkopë. Gjatë përshkimit të sheshit, Papa u...