Panik në fluturimin Londër-Çikago, avioni shpall emergjencën pasi humb 8.5 km lartësi, rikthehet në Britani

Panik në fluturimin Londër-Çikago, avioni shpall emergjencën pasi humb 8.5 km lartësi, rikthehet në Britani

Një avion i British Airways që po fluturonte nga Londra drejt Çikagos shpalli emergjencë pasi pësoi një zbritje të menjëhershme prej rreth 28 mijë këmbësh (rreth 8.5 km) mbi Irlandë dhe u detyrua të kthehej në Britani. Fluturimi BA295, me destinacion aeroportin O’Hare të Çikagos, ishte ngritur nga Heathrow në orën 12:14 të së hënës. Rreth një orë pas nisjes, Boeing 777-200ER kishte arritur lartësinë e fluturimit prej 37 mijë këmbësh, kur në bord u raportua një problem teknik. Pak çaste më herët, pasagjerët kishin ndjerë turbulenca, ndërsa më pas maskat e oksigjenit u lëshuan nga tavani i avionit. Pilotët e ulën avionin në një lartësi nën 10 mijë këmbë dhe aktivizuan kodin e emergjencës 7700 për kontrollin ajror. Avioni ndryshoi kurs dhe u rikthye...