Panathinaikos dominon renditjen e Euroleague, fitojnë Real e Barça, tri spanjolle në zonën play off

Panathinaikos dominon renditjen e Euroleague, fitojnë Real e Barça, tri spanjolle në zonën play off

Panbathinaikos udhëheq renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të 8-të të sezonit të rregullt. Grekët fituan 80-75 ndaj Armani Milano dhe janë skuadra e vetme me 7 fitore (kanë edhe 1 humbje). Me nga gjashtë fitore janë 4 skuadra: Valencia Basket, Hapoel Tel Aviv, Fenerbahce dhe Olympiacos. Mjaft interesante sfida që nxori fituese pikërisht spanjollët e Valencia, surpriza e këtij sezoni, që në fushën e tyre mundën 86-78 rivalët e Fenerbahce. Moment pozitiv po kalon Real Madrid, që mundi 104-86 Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll. Jashtë fushe fiton edhe Barcelona, 88-84 ndaj Bayern Munich, ndërsa kampionët në fuqi të Olympiacos mundën 81-73 turqit e Besiktas. Euroleague-Raundi i 8-të Dubai Basketball – Paris Basketball, 93-99 Bayern Munich – Barcelona,...