Panairi “DUART” rikthehet në Green Coast, Arti dhe mjeshtëria në zemër të bregdetit
Punimet e dorës, materialet dhe procesi krijues pas çdo objekti artizanal ishin në qendër të edicionit të katërt të Panairit të Produkteve Artizanale, i cili u rikthye në Green Coast nën konceptin “DUART”. Si një prej aktiviteteve të rëndësishme të kalendarit veror të Green Coast, panairi mblodhi artizanë nga fusha të ndryshme dhe solli përgjatë shëtitores buzë detit një larmi punimesh, materialesh dhe teknikash artizanale. Nga qeramika, punimet me dru dhe qelq, bizhuteritë, skulpturat, qilimat dhe makrametë, te çantat e punuara me dorë, qirinjtë, sapunët dhe parfumet, vizitorët patën mundësinë të njiheshin me forma të ndryshme të artizanatit. Përzgjedhja ndërthurte mjeshtëri të trashëguara ndër vite me krijime të sjella në një frymë më bashkëkohore, duke reflektuar mënyrat e shumta se si puna e dorës vazhdon...
Burimi:
kohajone.com