Pamjet e grabitjes te ‘Raiffeisen’: Momenti kur autori futet me armë dhe i vë armën në kokë rojes, kërcënon arkëtaren

Pamjet e grabitjes te ‘Raiffeisen’: Momenti kur autori futet me armë dhe i vë armën në kokë rojes, kërcënon arkëtaren

pamje-autori brenda ne banke TIRANË- Autori i grabitjes së filialit të bankës “Raiffeisen” në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është arrestuar një javë pas ngjarjes. Policia ka publikuar pamjet filmike që zbardhin dinamikën e grabitjes, si dhe momentin e arrestimit të 50-vjeçarit Robert Duka. Në pamjet e publikuara, shihet momenti i parë kur autori mbërrin pranë bankës me një monopatinë dhe hyn në ambientet e filialit me armë në dorë. Sapo kalon derën, ai drejton armën nga roja i sigurisë dhe më pas niset drejt arkës. Në një moment, një vajzë tenton të largohet nga banka, por nuk arrin të dalë pasi dera është e kyçur. Ndërkohë, nën kërcënimin e armës, autori kërkon paratë dhe më pas sërish merr rojën nën kërcënim, teksa...