Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje surreale janë këto që vijnë nga qyteti Pale në Republikën Serpska, ku të shtunën u mblodhën me qindra persona për të nderuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiç që vdiq në Hagë. Në Parkun Olimpik të qytetit ishin ndezur qirinj dhe vendosur flamuj serbë. Pjesëmarrësit brohoritën emrin e Mlladiçit dhe kënduan këngë patriotike në nder të tij. Pamjet tregojnë njerëzit e pranishëm që puthin flamurin serb dhe fotografinë e madhe të Mlladiçit duke e quajtur atë hero. Tubime të ngjashme janë zhvilluar  edhe në Zvornik, Vishegrad, Foça, Novi Grad dhe qytete të tjera të Republikës Sërpska. Në Prijedor u vendos një banderolë me mbishkrimin “Lavdi ty, Gjeneral”, ndërsa në Zvornik, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, u dëgjuan thirrje “Thikë, tel, Srebrenicë”. Qyteti Pale ka...