PAMJE APOKALIPTIKE/ zjarri avancon drejt Levanit., digjen tre shtëpi
Zjarri i nisur mesditën e sotme në fshatin Vadhizë të Fierit është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke krijuar një situatë kritike pranë zonave të banuara. Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, kanë avancuar në drejtim të Levanit, duke përshkuar sipërfaqe të mëdha me ullishte, pyje me pisha dhe shkurre. Sipas banorëve, janë djegur tre banesa, një magazinë që prodhon koshere bletësh, ndërsa flakët janë afruar edhe pranë bizneseve. Në zonën e Qafës së Koshovicës, zjarri iu afrua dy lokaleve. Një prej tyre, së bashku me një shtëpi të pabanuar, është përfshirë nga flakët. Për shkak të përhapjes së shpejtë dhe vështirësive për ndërhyrjen nga toka, në operacion është përfshirë edhe mbështetja nga ajri. Dy helikopterë...
Burimi:
ntv.al