“Paketë masash për studentët”- Zv/ministrja Manjani zbardh lëvizjet e Qeverisë: Bazohet në katër shtylla, synon të mbështesë fillimisht 10 mijë të rinj!
Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani deklaroi se mazhoranca do të ndërmarrë një paketë masazh, që i përgjigjet studentëve. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Manjani u shpreh se kjo paketë bazohet në 4 shtylla. Sipas saj, do të synohet zgjerimit i programit të punësimit për të rinjtë, teksa për çiftet e reja do të jepet kredi me interes zero për qind, për blerjen e një banese. Ministrja deklaroi se përcaktimi i pagave minimale, do të jetë referuese sipas nivelit arsimor të studentëve. Ndër të tjera, zëvendës ministrja nënvizoi se do të krijohet një sistem më transparent për të rinjtë. “Edhe unë i kam ndjekur me shqetësim ngjarjet e ditëve të fundit. Dallimet nuk janë ato që duhet të na largojnë nga...
Burimi:
javanews.al