Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë, të cilat sipas opozitës kufizojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se qeveria po përdor rendin publik si justifikim për të kufizuar një të drejtë themelore kushtetuese, ndërsa akuzoi Policinë për tejkalim të kompetencave. Sipas tij, aktet e kundërshtuara krijojnë mekanizma që mund të frikësojnë qytetarët përmes ndalimeve, gjobave dhe kufizimeve që ai i cilësoi arbitrare. “Qeveria po përdor rendin publik si alibi për të kufizuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Policia nuk mund të jetë njëkohësisht polici, prokurori dhe gjykatë. Ajo nuk mund të marrë kompetenca që Kushtetuta ia rezervon pushtetit gjyqësor. Qeveria po krijon mekanizma për...