Pakënaqësia me Ramën nuk është pronë e Berishës!

Pakënaqësia me Ramën nuk është pronë e Berishës!

Edi Rama ka përgjegjësi për qeverisjen dhe për çdo arsye që i nxjerr qytetarët në protestë. Por kjo nuk do të thotë se Sali Berisha fiton automatikisht besimin e tyre. Pikërisht këtu është problemi më i madh i opozitës shqiptare: ajo kërkon largimin e Ramës, por nuk arrin t’i bindë njerëzit se nën drejtimin e saj vendi do të qeverisej më mirë. Berisha e ka kthyer protestën e Bulevardit në provën e forcës së vet politike. Por pyetja është: Çfarë besimi të ri ka krijuar opozita? Një qytetar mund të jetë i zemëruar me qeverinë dhe, njëkohësisht, të mos shohë te Berisha zgjidhjen. Me gjithë këto skandale nga mazhoranca, çdo opozitë në botë e kishte rrëzuar qeverinë e tij. Por asgjë nuk ndodh, realisht. Kjo...