Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut
Rrjetet kriminale shqiptare kanë shtrirë aktivitetin në SHBA dhe po bashkëpunojnë me grupet braziliane. Rënia e çmimit dhe rritja e pastërtisë së kokainës janë tregues të ndryshimeve në tregun amerikan. Grupet e krimit të organizuar shqiptar po zgjerojnë ndikimin e tyre në tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe kanë nisur të depërtojnë edhe në tregun amerikan të kokainës. Paralajmërimi vjen nga Neil Woods, ish-oficer i infiltruar i narkotikëve në Mbretërinë e Bashkuar, i cili kaloi 14 vite duke depërtuar në rrjetet e trafikantëve të drogës. Në një intervistë për revistën “Newsweek”, Woods tha se grupet shqiptare kanë ndërmarrë “sulme të forta” edhe në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar shtrirjen e tyre si një fenomen ndërkombëtar. Sipas tij, rënia e çmimit të kokainës dhe rritja e...
Burimi:
javanews.al