“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë
Përplasja për pagat e magjistratëve nuk është mbyllur me miratimin nga Kuvendi të formulës së re të propozuar nga socialistët. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë paralajmëruar se do ta çojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa avokati Spartak Ngjela thotë se magjistratët nuk mund të përcaktojnë vetë pagën që do të marrin. Sipas tij, edhe nëse drejtësia kërkon një nivel tjetër page, paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe për këtë arsye vendimi duhet të kalojë përmes Parlamentit. I ftuar në Report TV, Ngjela tha se pikërisht këtu mund të lindë një përplasje mes dy pushteteve: drejtësia mund të kundërshtojë formulën e miratuar për pagat, por Parlamenti është ai që miraton buxhetin dhe ligjet. Sipas Ngjelës, nëse përplasja arrin deri aty, është Kuvendi që ka...
Burimi:
javanews.al