PAGAT/ GJYQTARËT NË MBLEDHJE URGJENTE, SADUSHI: VENDIMI I KUSHTETUESES DUHET ZBATUAR
Ngërçi me pagat ka mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm gjyqtarët e vendit. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha se situata nuk mund të trajtohet më thjesht si një problem financiar, pasi sipas tij, bllokimi i pagave prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave dhe zbatimin e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Sadushi theksoi se kjo çështje nuk duhet të shihet si një përplasje mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv. “Mund të ketë debat për mënyrën e zbatimit, por jo për detyrimin për të zbatuar një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, tha Sadushi. Sipas tij, reagimi i gjyqësorit është institucional dhe nuk synon të krijojë konflikt me ekzekutivin, por të kërkojë respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Gjykatës...
Burimi:
ntv.al