Pagat ende të bllokuara, kërkesa nga Prokuroritë në rrethe: Kush e dha urdhrin?

Pagat ende të bllokuara, kërkesa nga Prokuroritë në rrethe: Kush e dha urdhrin?

Prokuroritë e Elbasanit dhe Beratit kanë kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të pagave të muajit gusht për prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe punonjësit e administratës, pasi urdhërpagesat e tyre nuk janë ekzekutuar. Në një shkresë të datës 3 shtator, Prokuroria e Elbasanit bën me dije se bankat e nivelit të dytë kanë marrë urdhër nga Dega e Thesarit për kthimin e fondeve të çelura nga Banka e Shqipërisë. Sipas Prokurorisë, fondet për pagat kanë qenë të parashikuara dhe të disponueshme në buxhet, ndërsa urdhërpagesat ishin përpunuar. Megjithatë, kalimi i pagave është penguar, pa u komunikuar një akt i arsyetuar apo një bazë ligjore konkrete për këtë vendim. Prokuroritë kërkojnë që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe pagat e punonjësve të ekzekutohen, duke ngritur shqetësime...