Pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë

Pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë

Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot në 7 shtator për debatet e fundit mbi pagat e magjistratëve, duke kërkuar zbatimin e vendimit të saj nr. 15, e dhënë në datë 17 shkurt 2026. Në deklaratën për mediat, Kushtetuesja thekson se vendimi i saj ka përcaktuar tashmë standardin kushtetues që duhet të ndiqet për këtë çështje. Kushtetuesja i kujton Kuvendit, detyrimin për të zbatuar vendimin. Sipas saj, arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës dhe duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre. GJK nënvizon se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim nga autoritetet përkatëse. “Në lidhje me diskutimet publike për çështjen e pagave të magjistratëve, Gjykata Kushtetuese vlerëson të nevojshme të sqarojë se për këtë çështje është...