Pagat e gjyqësorit në ngërç, Bardhi: PD do të votojë kundër propozimit të PS-së
Çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve pritet të shkaktojë debate të forta në Kuvend. Opozita akuzon qeverinë dhe mazhorancën se nuk kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kundërshton edhe nismën e deputetëve socialistë për zgjidhjen e situatës. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi për Report TV se përgjegjësia për situatën nuk bie mbi sistemin gjyqësor, por mbi qeverinë dhe Kuvendin. ”Ne sot kemi një sistem gjyqësor që nuk merr dot pagat. Kjo nuk është përgjegjësi e sistemit gjyqësor, nuk është përgjegjësi e tyre. Është përgjegjësi e qeverisë dhe Kuvendit që nuk zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Bardhi. Sipas tij, moszbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm për një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin...
Burimi:
kohajone.com