“Padrejtësi dhe turp”/ Bardhi shpërthen pas vendimit të Hagës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Bardhi e ka cilësuar vendimin si “të pabesueshëm” dhe “të papranueshëm”, duke e përshkruar këtë si një ditë të rëndë për shqiptarët. Sipas tij, vendimi përbën një padrejtësi dhe nuk mund të njollosë luftën e UÇK-së për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se shqiptarët do të dalin më të fortë pas kësaj situate, ndërsa mbyll mesazhin duke shprehur mbështetjen e tij për UÇK-në. “E pabesueshme! E papranueshme! Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj padrejtësie dhe turpi të njerëzimit! Askush...
Burimi:
ntv.al