Pacienti 40- vjeçar ndërroi jetë në QSUT, procedohen penalisht 2 mjekë neurologë në Shkodër
Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ndaj tyre ka nisur një hetim për mënyrën e trajtimit të një 40-vjeçari, i cili më pas ndërroi jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, njofton Policia e Shtetit.Sipas të dhënave të procedimit, ndaj dy mjekëve janë referuar veprat penale “Mjekimi i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.Hetimet paraprake po verifikojnë nëse gjatë trajtimit të pacientit F. K., 40 vjeç, ka pasur neglizhencë apo mangësi në dhënien e shërbimit mjekësor.Gjendja e pacientit është përkeqësuar dhe ai është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.Doktoret jane marre ne hetim por pacienti dyshohet se ka patur nje semundje tjeter, qe nuk ka lidhje...
Burimi:
sarandanews.com