Pa debat dhe mes tensioneve politike dhe përplasjes së deputetëve, Kuvendi miraton shtatë akte me 76 vota!

Pa debat dhe mes tensioneve politike dhe përplasjes së deputetëve, Kuvendi miraton shtatë akte me 76 vota!

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten e 22 tetorit, gjashtë projektligje dhe një projektvendim, në një seancë plenare të shoqëruar me tensione, përplasje fizike dhe ndërprerje të diskutimeve parlamentare. Të shtatë aktet u miratuan me nga 76 vota, përmes votimit me kartonë, pasi sistemi elektronik i votimit nuk funksiononte. Seanca u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, me deputetët e opozitës që bllokuan foltoren, vendosën karriget mbi tavolina dhe kundërshtuan vazhdimin e punimeve. Pas një ndërprerjeje disa minutëshe, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kërkoi kalimin drejtpërdrejt në votimin e projektligjeve të rendit të ditës, duke hequr dorë nga diskutimet. Kërkesa u hodh në votim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe u miratua nga shumica parlamentare. Vendimi përshkallëzoi tensionet. Deputetët demokratë ndërprenë fjalën...