Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?
Partia Demokratike në SHBA ka nisur të mendojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, ndërsa rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit kanë nxjerrë në pah emra të rinj që mund të garojnë për Shtëpinë e Bardhë. Senatori i Georgias, Jon Ossoff, është aktualisht emri që kryeson listën e kandidatëve të mundshëm për nominimin demokrat, i ndjekur nga kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez dhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neusom. Fitorja e Ossoff në zgjedhjet e mesmandatit, ku siguroi një tjetër mandat gjashtëvjeçar në Senat, e ka kthyer atë në një nga figurat më të komentuara të kampit demokrat. Sipas tregjeve të parashikimit, 39-vjeçari shihet si favoriti kryesor për të përfaqësuar demokratët në garën presidenciale të ardhshme. Ossoff ka arritur të ruajë mbështetjen e një koalicioni të gjerë votuesish në...
Burimi:
javanews.al