OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestave në Shqipëri, si dhe për pengesat që ata kanë hasur gjatë ushtrimit të detyrës. Braathu thekson se gazetarët duhet të jenë në gjendje të informojnë publikun pa u përballur me sulme apo ndërhyrje të pajustifikuara. Sipas tij, mbrojtja e tyre është një kusht thelbësor për garantimin e lirisë së medias dhe funksionimin e demokracisë. Në reagimin e tij, përfaqësuesi i OSBE-së u kërkon autoriteteve shqiptare të hetojnë pa vonesë dhe në mënyrë efektive të gjitha incidentet e raportuara. Vëmendje e veçantë, sipas tij, duhet t’u kushtohet edhe pretendimeve për përdorim të tepruar ose joproporcional të forcës nga efektivët e policisë....