Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit
Një ortek i fuqishëm ka goditur bazën e Himlung Himal, një prej majave më të larta të Nepalit, duke lënë të paktën 10 persona të zhdukur, ndërsa kushtet e rënduara atmosferike po vështirësojnë ndjeshëm përpjekjet për kërkim dhe shpëtim. Ngjarja ka ndodhur të dielën në mëngjes në zonën e Nar Phu, në distriktin Manang, pranë malit Himlung Himal, i cili ngrihet në një lartësi prej 7,126 metrash dhe ndodhet pranë kufirit të Nepalit me Tibetin. Raportimet e para bëjnë me dije se orteku ka përfshirë zonën e kampit bazë dhe ka varrosur tenda ku ndodheshin pjesëtarë të ekipeve të ekspeditës. Sipas Expedition Operators Association Nepal, mes personave të zhdukur janë tetë pjesëtarë të kompanisë Himalayan Holidays Nepal dhe dy pjesëtarë të Imagine Nepal. Ata ishin...
Burimi:
kohajone.com