Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë të zhdukur

Të paktën 10 alpinistë nepalezë janë shpallur të zhdukur pasi një ortek goditi një strehë në Himalaje, ku ata po përgatiteshin për një ekspeditë malore. Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, pranë majës së Himalung Himal, në distriktin Manang të Nepalit. Sipas autoriteteve nepaleze, alpinistët, të gjithë udhërrëfyes vendas, ndodheshin në një pikë grumbullimi kur orteku goditi zonën. Ata ishin dërguar përpara mbërritjes së alpinistëve të huaj për të përgatitur strehën, për të organizuar itinerarin dhe për të vendosur litarët përgjatë rrugës së ngjitjes. Himalung Himal ka një lartësi prej 7,126 metrash dhe ndodhet pranë kufirit të Nepalit me Tibetin. Në ditët e fundit, parashikimet meteorologjike kishin paralajmëruar reshje të dendura dëbore në zonën e majës. Kushtet e rënduara atmosferike kanë vështirësuar ndjeshëm përpjekjet për...