Orkestra Simfonike e RTSh-së sjell një koncert të veçantë për publikun
11 November, 2026 - 21:34 Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj. Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano. Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën “Echoes of Spring” nga Shpëtim Saraçi. Koncerti do të mbahet në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, duke i ofruar publikut një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike të veçanta./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com