“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

Në vijim të videomesazhit drejtuar shqiptarëve, kryeministri Edi Rama foli edhe për dhuratat që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, duke thënë se ato janë regjistruar si prona të shtetit shqiptar. Rama deklaroi se pasuria, paratë apo favoret nuk e kanë përkulur bindjen e tij dhe se synimi i tij, sipas tij, është transformimi i Shqipërisë dhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian. “Orët më janë dhunuar mua, jo nga kriminelë, por miq të fuqishëm. Ndryshe nga paraardhësi im, që ka përlarë të gjitha dhuratat, unë i kam regjistruar si prona të shtetit shqiptar. Çfarë më vjen mua si kryeministër dhe çfarë më takon, nuk vjen që ta kem për veten time. Unë udhëtoj privatisht. Ose makina ime merret me qira nga qeveria, jo partia....