“Orët më janë dhunuar jo nga kriminelë…”/ Rama: Jam për të bërë histori…

“Orët më janë dhunuar jo nga kriminelë…”/ Rama: Jam për të bërë histori…

Kryeministri Edi Rama, në vijim të videomesazhit drejtuar shqiptarëve, ka folur edhe për dhuratat që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, duke deklaruar se ato janë regjistruar si prona të shtetit shqiptar. Rama tha se pasuria, paratë dhe favoret nuk kanë ndikuar në bindjet e tij, ndërsa theksoi se synimi i tij është transformimi i Shqipërisë dhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian. “Orët më janë dhunuar mua, jo nga kriminelë, por miq të fuqishëm. Ndryshe nga paraardhësi im, që ka përlarë të gjitha dhuratat, unë i kam regjistruar si prona të shtetit shqiptar”, u shpreh Rama. Ai shtoi se çdo dhuratë që i takon në cilësinë e kryeministrit nuk e konsideron pasuri personale. “Çfarë më vjen mua si kryeministër dhe çfarë më takon, nuk...