Orët e fundit të merkatos, Chelsea hedh sytë nga Italia, kërkon ta zëvendësojë Enzo Fernandez me mesfushorin e Serie A
Chelsea ka nisur kontaktet për një lëvizje të mundshme për mesfushorin e Romës, Manu Kone, teksa klubi londinez po përgatitet për mundësinë e largimit të Enzo Fernandez para mbylljes së merkatos. Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, drejtuesit e Chelsea kanë komunikuar me përfaqësuesit e futbollistit francez, por bisedimet nuk janë ende në një fazë të avancuar. Kone, 25 vjeç, është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Romës pas transferimit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2024. Klubi italian dëshiron ta mbajë mesfushorin dhe deri tani nuk ka marrë një ofertë zyrtare për të. Interesi i Chelsea lidhet me pasigurinë rreth të ardhmes së Enzo Fernandez, i cili është përfolur për një kalim të mundshëm te Manchester City. Klubi anglez po shqyrton alternativa...
Burimi:
javanews.al