No Image Available

ORË VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ SPECIALEJA NË KUVEND, PAS SAJ PRESIDENTI?

Kosova hyn sot në një nga ditët më vendimtare të krizës së saj politike. Në orën 08:00 mblidhet Komisioni për Legjislacion. Vetëm një orë më vonë, në 09:00, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme. Dhe pika e parë është pikërisht ajo që prej ditësh ka mbajtur të bllokuar marrëveshjen politike: ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur zyrtarisht deputetët në seancë, pasi kërkesa u paraqit nga Arbërie Nagavci në emër të deputetëve nënshkrues. Pra, tashmë nuk kemi vetëm negociata politike. Çështja kalon në Kuvend. Dhe pikërisht këtu lidhen dy dosjet më të mëdha politike të momentit në Kosovë: Specialja dhe presidenti. PDK-ja e Bedri Hamzës ka vendosur një kusht të qartë. Së...