Orë vendimtare për Egnatian, UEFA: Luani ose humbni në tavolinë
Egnatia në moment ankthi. Kampionët e Shqipërisë pas suksesit historik për të luajtur në fazën e Ligës në Conference League mbahen “peng” nga zhvillimet e protestës së studentëve në kryeqytet. Ishte vetë UEFA e cila dje dha udhëzime por dhe rrugëzgjidhje për ndeshjen e sotme parashikuar në ‘Air Albania’ (18:45) mes Egnatias dhe danezëve të Midtjyland për turin e parë të Ligës së konferencës. “Ndeshja duhet të luhet sipas kalendarit dhe në të njëjtin stadium”, mësohet të kenë deklaruar në zyrat e UEFA-s teksa kërkohet garanci për mbarëvajtjen e takimit. Kjo do të thotë se klubi rrogozhinas në bashkëpunim me organizamat në vënd, lipset të ndërmarrin përsipër zhvillimin në kushte të qeta të kësaj sfide. Ndërkaq, mbrëmë është marrë një nismë nga klubi për të...
Burimi:
sportiim.al