“Opozita nuk do tërhiqet përballë presionit”- PS kërkoi përjashtim të 20 deputetëve të PD nga Kuvendi, reagon Bardhi: Akt i rëndë agresioni politik!

“Opozita nuk do tërhiqet përballë presionit”- PS kërkoi përjashtim të 20 deputetëve të PD nga Kuvendi, reagon Bardhi: Akt i rëndë agresioni politik!

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, e quan një përpjekje për të mbytur zërin e opozitës kërkesën e PS për masë disiplinore me përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetët e demokratëve. Bardhi akuzon mazhorancën për arrogancë dhe frikë nga qytetarët, ndërsa thekson se opozita nuk do të tërhiqet përballë presionit politik dhe do të vijojë betejën për demokracinë. Reagimi i plotë: “Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita! Përjashtimi i 20 deputetëve të PD-së nga Kuvendi është një akt i rëndë agresioni politik dhe një përpjekje e hapur për të goditur opozitën dhe për të mbytur zërin e qytetarëve që ajo përfaqëson. Ata që qytetarët i kanë refuzuar dhe i kanë shpallur të padëshiruar, sot...