Opozita merr pjesë në seancën e Kuvendit, por pa marrëveshje për presidentin. Hamza: Mjaft me lojëra politike
Kosova E Hënë, 7 Shtator 2026 19:35 Teksa afrohet seanca konstituive e 9 shtatorit, LDK dhe PDK kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvend, duke rritur shpresat për zhbllokimin e procesit institucional. LDK, pas mbledhjes së grupit parlamentar, vendosi të marrë pjesë në vazhdimin e seancës me synimin për të kontribuar në formimin e institucioneve. “Vendosëm që të marrim pjesë në seancë dhe të japim kontributin tonë për t’i dhënë Kosovës institucione”, tha deputetja Jehona Lushaku-Sadriu. Ajo sqaroi se gjatë mbledhjes nuk është diskutuar për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe mohoi se ka pasur ndryshim të qëndrimit të LDK-së për këtë çështje. “Çështja e presidentit absolutisht nuk është diskutuar sepse nuk është temë. Temë është seanca dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Lushaku-Sadriu. Pjesëmarrjen në...
Burimi:
kohajone.com