Opozita marshon drejt Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre

Opozita marshon drejt Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre

Opozita, e mbledhur fillimisht para Kryeministrisë, është nisur drejt Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar studentëve në protestë dhe për të mbështetur kërkesat e tyre. Demokratët dhe deputetët e PD-së kanë shprehur mbështetjen për të rinjtë, ndërsa marshimi vijon me thirrje kundër qeverisë Rama dhe në mbështetje të revoltës studentore. Mbetet për t’u parë nëse dy grupet e protestuesve do të bashkohen apo nëse protestat do të vijojnë të ndara.