Operacioni “Ura”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun
Gjykata e Posaçme la në burg Hasan Ndërjakun, të ekstraduar dje (24 shtator) nga Italia, masë që ishte marrë në mungesë ndaj tij për grup të strukturuar kriminal. Gjykata rikonfirmoi masën teksa pas kapjes së tij Itali, kishte qëndruar në masën e arrestit në shtëpi. Gjatë seancës së zhvilluar këtë të premte në GJKKO, avokati i Ndërjakut, Rigert Koni, kërkoi që në gjykim të administrohej edhe vendimi i Gjykatës italiane, i cili lidhet me kushtet dhe kufijtë e ekstradimit. Sipas mbrojtjes, vendimi i Gjykatës italiane nuk ndodhej në administrim as të Prokurorisë dhe as të Gjykatës, pavarësisht se Hasan Ndërjaku ishte ekstraduar në Shqipëri vetëm dy ditë më parë. Avokati Koni kërkoi që vendimi italian të administrohej dhe të merrej në konsideratë nga gjykata, veçanërisht...
Burimi:
javanews.al