Operacioni “Prevent 2” në Rrogozhinë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me pasoja për jetën
Një 26-vjeçar vihet në pranga pasi dyshohet se kanosi për vrasje një 35-vjeçar me armë zjarri. Policia sekuestron kallashnikovin dhe municionin luftarak. Në pranga edhe një 21-vjeçar për “Moskallëzim të krimit”, ndërsa një 36-vjeçare procedohet në gjendje të lirë. Një konflikt që rrezikonte të përshkallëzohej në një ngjarje me pasoja të rënda për jetën është parandaluar nga Policia e Shtetit në Rrogozhinë, ku është finalizuar operacioni policor i koduar “Prevent 2”. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Rrogozhinë, kanë ndërhyrë pas marrjes së informacionit për një shtetas që po kërcënonte me armë zjarri një 35-vjeçar. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, është bërë i mundur lokalizimi i banesës ku ndodheshin personat e dyshuar...
Burimi:
kohajone.com