Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe pastrim parash në disa vende të Evropës, është goditur nga autoritetet italiane në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia. Hetimet kanë zbuluar një rrjet që dyshohet se trafikonte kokainë mes Shqipërisë, Italisë, Holandës dhe Gjermanisë, ndërsa fitimet nga aktiviteti kriminal, që kapin vlerën e miliona eurove, dërgoheshin drejt Shqipërisë. Sipas mediumit italian Il Giorno, operacioni i koduar “Caveau 38” u zhvillua nga Guardia di Finanza në Lecco, nën drejtimin e Drejtorisë së Antimafias në Milano dhe në bashkëpunim me hetuesit e SPAK-ut në Tiranë.Nga hetimet dyshohet se gjatë viteve 2019–2022, organizata ka trafikuar rreth 240 kilogramë kokainë nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërkohë, mbi 14 milionë euro...