Operacioni “Barriera”/ Zbulohen gjashtë lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, në pranga tetë persona
Policia e Tiranës ka finalizuar ditën e sotme operacionin e koduar “Barriera” për goditjen e veprimtarive të paligjshme. Sipas njoftimit të Policisë, janë zbuluar gjashtë lokale ku luheshi lojëra fati në zona të ndryshme të kryeqytetit si dhe në afërsi të shkollave. Në prangat e Policisë janë vënë tetë persona të cilët janë kapur në flagrancë duke vënë baste në telefon. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga këto ambiente, pajisje DVR dhe 9 celularë me faqe aktive për lojëra fati, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. NJOFTIMI: Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë kontrollet dhe veprimet intensive për garantimin e sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme...
Burimi:
gijotina.com