Operacioni antidrogë në Athinë, kreu kryepolici Hita: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe një i kërkuar për vrasje në vendin tonë!

Operacioni antidrogë në Athinë, kreu kryepolici Hita: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe një i kërkuar për vrasje në vendin tonë!

Në konferencën e sotme (12 shtator), të mbajtur për sigurinë në shkolla në prag të nisjes së vitit të ri arsimor, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, i pyetur nga gazetarët, ka konfirmuar edhe arrestimin në Greqi të një shqiptari të dënuar për vrasje. Nga verifikimet paraprake, mësohet se bëhet fjalë për ngjarjen e para pak ditëve, kur në aeroportin e Athinës u kap një sasi prej 100 kg kokaine, e fshehur në trëndafila, që vinte nga Kolumbia. Mes të arrestuarve ishin 6 shqiptarë. Pyetja: Është bërë publik në Greqi një operacion me disa shqiptarë të arrestuar, një prej tyre i kërkuar nga Shqipëria për vrasje. Çfarë mund të na zbuloni në lidhje me këtë? Hita: Kemi pasur një shkëmbim të drejtpërdrejtë...