Operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në Sarandë, lirohen mbi gjysma nga gjykatat

Operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në Sarandë, lirohen mbi gjysma nga gjykatat

Me vendime të njëpasnjëshme, Gjykata e Sarandës dhe ajo e Apelit kanë liruar mbi gjysmën e personave të arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar më 5 shtator të këtij viti në Sarandë e Ksamil. Operacioni kishte synim shpërndarësit e lëndëve narkotike cannabis dhe kokainë, të cilët ishin hetuar me metoda proaktive për mbi një muaj, ndërsa gjatë ndërhyrjes policore u zbuluan edhe dy armë. Sipas dosjes hetimore, për identifikimin e shpërndarësve ndihmoi edhe një person, të cilin policia e kishte përdorur për të kryer blerje të simuluara. “Për zbatimin e veprimeve simuluese për këtë operacion, organi i prokurorisë kishte autorizuar oficerin e policisë gjyqësore në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, me emrin e koduar “Tatuazhi”, si dhe shtetasin e...