Operacion kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në 40 lokale me muzikë live e qendra masazhi!
Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në shkallë vendi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, gjatë të cilit janë kontrolluar 102 lokale, 15 prej tyre janë mbyllur për shkelje administrative, ndërsa tetë persona janë arrestuar për kundërvajtje që lidhen me prostitucionin. Operacioni, i koduar “Vjeshta 2026”, u zhvillua nga 3 deri më 17 nëntor, nën drejtimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me inspektorë të institucioneve të ndryshme dhe njësi të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacionit u kontrolluan 40 lokale ku zhvillohej aktivitet me muzikë live. Në këto ambiente u identifikuan 285 persona, 223 femra dhe 62 meshkuj. Nga personat e identifikuar, 117 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 168 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve...
Burimi:
javanews.al